MENU
klinika

“Besoni të gjitha gratë përveç saj"

Chris Rock del hapur kundër Amber Heard

15.05.2022 - 10:43

Gjatë shfaqjes së tij të fundit, Chris Rock i kërkoi audiencës së tij që të ‘besonin të gjitha gratë përveç Amber Heard’. Aktualisht, Amber po lufton me një gjyq për shpifje me Johnny Depp.

Komediani doli në skenë më 12 maj si pjesë e turneut të tij në Mbretërinë e Bashkuar, ‘Ego Death’, ku mbajti qëndrim kundër aktores Amber Heard, mes gjyqit të saj të vazhdueshëm për shpifje me ish-bashkëshortin, aktorin Johnny Depp.

Gjatë performancës së tij, Chris iu drejtua audiencës së tij dhe u kërkoi atyre ‘të besojnë të gjitha gratë përveç Amber Heard’.

“Besoni të gjitha gratë, besoni të gjitha gratë… përveç Amber Heard…,” tha ai.

Komediani 57-vjeçar diskutoi akuzat e Johnny Depp se ish-gruaja e tij kishte lënë ‘jashtëshqitje’ në shtratin e tij pas një sherri me Heard në ditëlindjen e saj të 30-të.

Por a ka qenë kjo një lëvizje nga ana e Rock që le në harresë konfliktin e tij me Will Smith?

Kujtojmë se komediani tha në një audiencë live se nuk do të fliste për çmimet Oscar derisa të kompensohej, me sa duket kërkonte dikë për ti rimbushur llogarinë e tij në këmbim të lajmit ekskluziv.

“Jam në rregull, kam një shfaqje të tërë dhe nuk do flas për asgjë derisa të paguhem. Jeta është e mirë. Mu rikthye dëgjimi”, tha Chris.

Si duket komediani e ka marrë atë që kërkonte dhe e vetmja gjë që do është që konflikti të harrohet.