MENU
klinika

"Njerëzit presin që unë të flas por…"

Chris Rock “merr veten” nga shuplaka e Will Smith në Oscars

14.05.2022 - 08:53

Chris Rock është më në fund gati për të bërë një batutë lidhur me shuplakën e famshme në “Oscars 2022”.

Kujtojmë që Will Smith goditi në skenë komedianin e njohur 57-vjeçar, pasi ky i fundit bëri një shaka lidhur me gruan e aktorit Will Smith, Jada-Pinkett Smith.

Kjo e fundit ka folur hapur për luftën e saj me alopecinë.

Rock kishte heshtur që atëherë pas incidentit që ndodhi. Mirëpo së fundmi, gjatë shfaqjes së tij më të re, tha se “fjalët nuk lëndojnë aq shumë sa goditja në fytyrë”.

“Unë jam mirë, nëse dikush po pyeste,” tha Rock gjatë shfaqjes në Royal Albert Hall të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai shtoi se ende nuk do të flasë për sherrin mes tij dhe aktorit Smith.

“Njerëzit presin që unë të flas por nuk do të flas për këtë tani… do ta shikoni dalëngadalë në Netflix”, tha ai duke qeshur.

“Kushdo që thotë ‘fjalët lëndojnë’, nuk është goditur kurrë me grusht në fytyrë”, vijoi më tej Rock.

Aktori i humorit tha më parë se nuk do të fliste për shuplakën derisa të shihte një çek me emrin e tij: “Jam mirë…mirëpo nuk do flas për këtë gjë derisa të paguhem”, theksoi ndër të tjera komediani i njohur.