MENU
klinika

Roma-Feyenoord, më 25 maj

Dalin në shitje biletat për finalen e Tiranës

10.05.2022 - 13:01

UEFA ka nxjerrë në shitje biletat për finalen e Ligës së Konferencës që do të mbahet në datën 25 maj, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Me anë të faqes se saj zyrtare në Web, UEFA ka bërë me dije se 16,500 bileta janë në shitje nga një kapacitet prej 20 mijë vendesh.

Tifozeritë e të dyja skuadrave do të kenë nga 4000 mijë bileta secila, ndërkohë që 8500 kanë dalë në shitje në faqen zyrtare UEFA.com.

Çmimet e tyre ndahen në bazë të kategorive të mëposhtme:

Kategoria 4: 25 euro;

Kategoria 3: 45 euro;

Kategoria 2: 85 euro;

Kategoria 1: 125 euro.

Biletat mund të blihen në këtë link.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN