MENU
klinika

"Nëse vdes në rrethana misterioze…"

Deklarata e papritur e Elon Musk

09.05.2022 - 10:11

Një deklaratë e papritur, befasuese dhe e dyshimtë është bërë në rrjetin social Twitter të Elon Musk në orët e fundit.

Miliarderi që bleu rrjetin social për një shumë prej 44 miliardë dollarësh, përmend vdekje në rrethana misterioze dhe iu drejtohet ndjekësve që nëse kjo ndodh, ka qenë kënaqësi që i ka njohur.

“Nëse vdes në rrethana misterioze, ka qenë kënaqësi që ju kam njohur”.

Ky postim ka marrë 87.6K retweets, pra është shpërndarë më shumë se 87 mijë herë.

A është ky një “eksperiment social” i Musk tani që u bë pronar i rrjetit social Twitter? Mbetet për t’u parë!


Musk është njeriu më i pasur në botë, sipas revistës ‘Forbes’. Pasuria e tij ka një vlerë neto prej 273,6 miliardë dollarësh, kryesisht për shkak të aksioneve të tij në prodhuesin e automjeteve elektrike Tesla, të cilin ai e drejton. Ai gjithashtu drejton firmën e hapësirës ajrore SpaceX.

“Fjala e lirë është themeli i një demokracie funksionale dhe Twitter është sheshi dixhital i qytetit ku debatohen çështjet jetike për të ardhmen e njerëzimit”, tha Musk në një deklaratë duke njoftuar marrëveshjen e blerjes së Twitter.