MENU
klinika

Mes Berishës dhe Elezit!

Demokratët u drejtohen qendrave të votimit

22.05.2022 - 09:59

Prej orës 08:00 të mëngjesit ka nisur procesi i votimit i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, për kryetar të Partisë Demokratike ku kandidatët në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Në tre bashkitë e rrethit të Vlorës kanë të drejtë vote 2378 anëtarë të PD të cilët i janë drejtuar qendrave të votimit në pallatin e Kulturës “Labëria”, në Peshkëpi të Selenicës dhe në selinë qendrore të PD në Himarë. Gazetari i Panorama.al raporton se procesi ka nisur i qetë.

Në Gjirokastër procesi po zhvillohet në katër qendra votimi. Në total në të gjitha qendrat e votimit kanë të drejtë vote 2796 anëtarë të PD.

Procesi i votimit ka nisur edhe në Lezhë prej orës 08:00 të mëngjesit, ku kanë të drejtë vote 3870 anëtarë të PD.

Në Elbasan procesi i votimit ka nisur pranë zyrave të PD ku kanë të drejtë vote 2900 anëtarë.

Në Librazhd votimet po kryhen në Pallatin e Kulturës ku kanë të drejtë vote 1300 anëtarë ndërkohë që në Prrenjas procesi ka vijuar në zyrën e PD. Të drejtë vote në këtë zonë kanë 883 anëtarë.

Në Gramsh procesi ka nisur në zyrën e PD ku kanë të drejtë vote 400 anëtarë. Në Peqin janë 700 anëtarë ndërsa votimet po vijojnë në ambientet e Pallatit të Kulturës.

Ndërkohë që në Belsh votimet po zhvillohen në një lokal, ku të drejtë vote kanë 900 anëtarë të PD.

Në të gjithë vendin procesi do të vijojë deri në orën 18:00 të pasdites ndërkohë që Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se qendrat do të vazhdojnë të qëndrojnë hapur derisa të votojë edhe demokrati i fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-kryeministri Sali Berisha përballë Ibsen Elezit

Zhvillohen sot zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike