MENU
klinika

Roma-Feyenoord për rekord

Deri 3 mijë euro një biletë për finalen e Tiranës

18.05.2022 - 17:12

Të gjesh një biletë për finalen e 25 majit në Tiranë, thuajse është një mision i pamundur. Ndërsa në tregun e zi të biletave të finales së Conference League mes Roma-Feyenoord, që do të mbahet në stadiumin “Air Albania” më 25 maj, çmimet janë stratosferike.

Nëse çmimet fillestare të biletave i keni parë me çmime tejet të ulëta në faqen zyrtare të UEFA, ku maksimumi kapte 125 € për biletë, shqiptarët ia kanë gjetur zgjidhjen ashtu si çdo ndeshje tjetër.

Individë të ndryshëm kanë nisur t’i shesin në treg të zi me çmime marrendëse. Përmendim këtu edhe faqe si eBay apo edhe grupe të ndryshme telegrami, ku çmimet shkojnë deri në 3000 € për biletë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mourinho: Fantastike për shqiptarët

“Sa bukur nëse Kumbulla ngre trofeun në Tiranë”

Gazetari i ANSA-s: Policia të ketë kujdes

“800 euro për të ardhur nga Roma në Tiranë”