MENU
klinika

Në liqen u futën 6 fëmijë, 2 prej tyre nuk dolën dot

Detajet/ Si ndodhi ngjarja tragjike në Tiranë?

27.05.2022 - 19:30

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë pasdite në liqenin e Prushit, në Tiranë, ku janë mbytur dy të mitur.

Gazetari IgliÇelmeta raporton për “BalkanWeb” se në liqen kanë qenë duke u larë një grup fëmijësh, ku 4 kanë dalë nga uji, ndërsa 2 të tjerë jo.

Polumbarët e RENEA-s kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupave të të miturve. Ndërkohë, priten edhe prindërit për të marrë të dhëna mbi viktimat, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.

Nga të dhënat e para, gazetari Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se dyshohet që të miturit janë nga zona e Kombinatit.