MENU
klinika

Axhenda

Dita e dytë e vizitës sot, sa do të qëndrojë Kurti në Amerikë

07.05.2022 - 09:45

Sot është dita e dytë e vizitës zyrtare të Kryeministrit Albin Kurti në Amerikë. Por, sa do të qëndrojë i pari i Qeverisë së Kosovës atje dhe me kë u takua dje?

Kryeministri Albin Kurti ka nisur dje vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas disa muajsh pritje.

Në ditën e parë të vizitës, ai është takuar me drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Kurti tha tha me Albright ka biseduar për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës, e të cilën e ka falënderuar për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin.

“Një nder i veçantë për t’u takuar@MCC_CEO Znj. Alice Albright dhe për të nisur negociatat të Kompaktit të Kosovës. E falënderova për punën e palodhshme të MCC-së për të mundësuar Kompaktin, i cili do të bëhet investimi më i madh në sektorin e energjisë në Kosovë dhe që ripohon lidhjen e ngushtë që ndajnë vendet tona”, shkroi Kurti në Twitter.

Sipas njoftimit të ZKM’së, gjatë qëndrimit në Amerikë, Kurti do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, pa specifikuar emra.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit në ShBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.  Sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)”, thuhet në njoftimin zyrtar të ZKM-së.

Nga Zyra e Kryeministrit s’kanë dhënë detaje se sa do të zgjasë kjo vizitë.

Javë më parë, për vizitën e tij, Kryeministri Kurti kishte deklaruar se në Amerikë do të qëndrojë 10 ditë apo dy javë, pasi është vend i madh për të qëndruar vetëm dy-tri ditë.

“Sa i përket vizitës në SHBA, besoj që pengesa kryesore është logjistike-teknike, sepse nuk mund të shkojë për tri ditë atje. Dua të shkoj për 10 ditë ose dy javë, sepse është edhe një shtet më i madh, por edhe takimet që dua t’i bëj atje do jenë edhe më të shumta se sa në Evropë, ku mund të shkosh edhe për dy ditë”, u kishte thënë Kurti gazetarëve në muajin mars kur ishte pyetur se kur do të udhëtojë për vizitë zyrtare në ShBA.

Ndryshe, Kurti javën e kaluar qëndroi në ShBA në një vizitë jozyrtare. Ai së bashku me shefen e shtetit, Vjosa Osmani morën pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares Madeleine Albright.

Megjithëse Osmani realizoi disa takime në Kongres e Senat, Kurti pati një takim të nivelit të lartë atë me Këshilltarin e Sekretarit Blinken, Derek Chollet.

Ndërkaq në Katedralen Kombëtare në Ëashington DC ku u mbajt ceremonia e varrimit e ish-Sekretares Albright, kryeministri Kurti e presidentja Osmani, takuan dhe u fotografuan me Sekretarin Blinken, ish-presidentin Clinton, ish-kongresmenin Engel, ish-sekretaren Hillary Clinton./ Express