MENU
klinika

Fjalë të ëmbla

Dj Sardi na tregon për herë të parë portretin e të birit

23.05.2022 - 13:18

Dj Sardi dhe parterja e tij Jonisa janë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Zais Denzel. Për shumë kohë ata e kanë mbajtur të fshehtë portretin e të birit, por si duket ditën e sotme Sardi ka vendosur të na i ëmbëlsojë ditën me një foto ku shfaqet përkrah të birit.

Në një postim në rrjetin social Instagram Sardi ka shkruar:

“Unë jam mirënjohës për çdo buzëqeshje që më jep, çdo e qeshur që vjen nga ti dhe për çdo herë që më mban gishtin… Gëzuar 4 muaj, ZAIS DENZEL, Babi të do”

Kujtojmë se në dhjetor të vitit që lamë pas Dj Sardi tregoi se po bëhej baba për herë të parë.

Më vonë, vetë Sardi dhe partnerja e tij Jonisa e konfirmuan këtë lajm me foto tepër të ëmbla, ndërsa në janar pritja e ëmbël mori fund.

Sardi dhe partnerja u bënë prindër për herë të parë, teksa Jonisa solli në jetë një djalë. Vetë Dj e ndau këtë lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e tij, duke zbuluar edhe emrin e të birit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DJ SARDI (@sardi.shehu)

” GJITHE BOTA MU SHEMB PERPARA TEJE •

Zais Denzel Shehu • 22.01.2022”- shkruante Sardi krahas fotos së parë me të birin.
Në një intervistë për emisionin “Ditë e re”, Dj Sardi tha se Zais është emri i zgjedhur nga ai dhe partnerja, kurse Denzel është vendosur nga kumbari, Alesio Alia, modeli shqiptar që jeton në Australi.

“Nuni i djalit është Alesio Alia. Kemi pasur disa emra dhe duke parë sa i veçantë është zgjodhëm këtë, Zais Denzel. Nuk kishim zgjidhje tjetër sepse babi me emrin Sardi, mami Jonisa, për djalin duhej një emër i veçantë. Kemi patur disa alternativa por zgjodhëm këtë sepse sikur s’ishte dëgjuar, nuk ishte përdorur më parë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të dua dhe pse s’të kam takuar”

Dj Sardi konfirmon se do bëhet baba me fotot më të ëmbla


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure