MENU
klinika

Njoftimi i Finlandës

“Do të aplikojmë zyrtarisht për anëtarësim në NATO”

15.05.2022 - 12:57

Presidenti dhe qeveria e Finlandës njoftuan të dielën se vendi nordik synon të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke i hapur rrugën aleancës ushtarake perëndimore prej 30 anëtarësh që të zgjerohet mes luftës së Rusisë në Ukrainë.

Presidenti Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin e bënë njoftimin në një konferencë të përbashkët shtypi në Pallatin Presidencial në Helsinki. Parlamenti finlandez pritet të miratojë vendimin në ditët në vijim, por ky hap megjithatë konsiderohet si formalitet.

Një aplikim zyrtar për anëtarësim do të dorëzohet më pas në selinë e NATO-s në Bruksel, me shumë mundësi në një moment të caktuar të javës së ardhshme.

Diplomatët e lartë të NATO-s po takohen të dielën në Berlin për të diskutuar ofrimin e mbështetjes së mëtejshme për Ukrainën dhe për lëvizjet e Finlandës, Suedisë dhe të tjerëve për t’u bashkuar me aleancën perëndimore përballë kërcënimeve nga Rusia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa çështje ende të pambyllura

Çfarë e pengon marrëdhënien Francë-Rusi?