MENU
klinika

La Liga, Java 36

Dopietë e Aubameyang, Barçën quajeni nënkampione

10.05.2022 - 23:30

Nga rreziku për zonën Champions League, në vendin e dytë të “blinduar”, Barcelonën quajeni nënkampione të Spanjës. Katalanasit fituan 3-1 në “Camp Nou” ndaj Celta Vigo, kur mbeten edhe 2 javë nga fundi i kampionatit.

Gjatë pjesës së parë, për skuadrën katalane shënuan Depay dhe Aubameyang. Sulmuesi gabonez realizoi të dytin personal dhe të tretin për Barçën sapo nisi pjesa e dytë.

Situata u komplikua më tej për Celtan kur Murillo u ndëshkua me karton të kuq, por çuditërisht skuadra nga San Sebastiani arriti të shkurtonte diferencën në 3-1 me Aspas, pas një gabimi të ter Stegen. Po vetëm kaq, Barcelona administroi rezultatin në minutat e mbetura duke marrë fitoren e 21-të në kampionat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN