MENU
klinika

"Kemi rritur kontrollet në Genova"

Drejtori i antimafies italiane: Trafikantët shqiptarë punojnë për “Ndranghetan”

16.05.2022 - 15:26

Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Anti-mafias Italiane (DIA) Maurizio Vallone ka deklaruar ditën e sotme se mafia shqiptare që merret me trafikun e drogës, punon për mafien kalabreze ‘Ndrangheta’.

Ai i bëri deklaratat e tij gjatë një takimi me rastin e 30-vjetorit të departamentit të hetimit anti-mafia, në Genova ku foli për shtimin e kontrolleve në këtë pikë gjë që ka sjellë më shumë goditje të krimit.

“Për mbi 30 vite rajoni i Ligurias ka pasur praninë e të gjitha mafiave. Por hetuesit kanë arritur të përballen me infiltrimin. Genova është një port që kohët e fundit ka qenë nën mbikëqyrje të ngushtë nga hetuesit. Dhe këtë e dëshmojnë sasitë e mëdha të drogës të sekuestruara.

Aty ky ka më shumë sekuestrime tregon se ka edhe më shumë vëmendje nga ana e organeve ligjzbatuese. Konfiskimet e fundit në Genova nuk tregojnë domosdoshmërisht se ka pasur rritje të trafikut të drogës përmes kësaj pike, por se kapacitetet hetimore janë përmirësuar. Krimi i organizuar duhet goditur”, u shpreh ai ndër të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Lidhja me politikën dhe blerja e votave”

Rai News: Si u fuqizua mafia shqiptare, e barabartë me Ndraghetën

ia kalon Spanjës e Holandës, “cikël i mbyllur” biznesi

Raporti OKB për drogat 2021: Shqipëria e para në Europë për kanabisin

Si mafia shqiptare ka “ngrënë” Romën

Reportazhi i La Repubblica: Ja si u kap Elsa Lila