MENU
klinika

"Turmat e njerëzve që festojnë duhet…"

Drejtori i Aviacionit Civil tregon masat për finalen e Conference League

24.05.2022 - 13:05

Kur na ndajnë edhe 24 orë nga finalja e Conference League Aeroporti i Tiranës do të ofrojë dy herë e gjysmë më shumë kapacitet se në kushtet normale. Kjo u bë e ditur nga Drejtori ekzekutiv i Aviacionit Civil, Maksim Et’hemaj në një deklaratë për mediat nga aeroporti i Rinasit.

Ai tha se përgatitjet kanë nisur në mars, e janë finalizuar pasi u njohën me skuadrat finaliste.

“Përgatitjet kanë filluar që në Mars në bashkëpunim me UEFA, eurokontrollin, albkontrollin, policinë dhe aeroportin që është përgjegjës për lejet e fluturimit. Çdo gjë filloi të konkretizohej pasi u përcaktuan finalistët

Sot aeroportit të Tiranës i kërkohet të ofrojë 2 herë e gjysmë më shumë sesa kapacitetet normale. Nëse sot në stendë janë 17 avionë, nesër na kërkohet të kemi 42 avionë. Imagjinoni çfarë ngarkesë do të ketë. Njerëzit të na mirëkuptojnë. Këto turma njerëz që gëzojnë, nga ana e operimit duhet të menaxhohen”, tha Et’hemaj.

Maksim Et’hemaj theksoi se për të menaxhuar situatën janë siguruar dy grupe operacionale, ku njëri do të merret me sigurinë dhe lëvizjen në qytet drejtuar nga Policia e Tiranës, ndërsa tjetri është vendosur te Alb Control ku do të merret me pritjen e pasagjerëve.

Ndeshja do të mbahet më 25 maj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Çështjen Salianji PD do e bëjë ndërkombëtare”

Berisha denoncon gjyqtaren që caktoi gjyqin e deputetit

Si po vidhen para me skemën e inceneratorëve?

Kryemadhi: Çojmë në SPAK 24 kompani

"Nëse nuk pranohet propozimi i Macron..."

Rama i vendosur të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut