MENU
klinika

Formula 1

Dy Ferrarit nisen të parët në Montecarlo

28.05.2022 - 17:27

Charles Leclerc me Ferrari siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Montecarlo, duke dhënë kohën 1’11”376. Në garën e shtëpisë, piloti monogask dha kohën më të shpejtë, duke mos zhgënjyer në pistën qytetase më spektakolare në botë.

Në vendin e dytë u klasifikua shoku i tij i skuadrës, spanjolli Carlos Sainz. Pra, një vijë e parë tërësisht Ferrari, me dy makinat “kokëkuqe”, që kanë dominuar në këtë pistë përgjatë gjithë fundjavës deri më tani, duke qenë favorite edhe për garën e së dielës.

Ashtu si vjet, provat zyrtare u mbyllën me një aksident në sekondat e fundit (30 sekonda para se të përfundonte koha e rregullt). Këtë herë ishte meksikani Sergio Perrez (i treti) që pati një kontakt me barrierat mbrojtëse para se të hynte në tunel. Ai bllokoi rrugën dhe pas tij u përplas Sainz që po vinte me shpejtësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN