MENU
klinika

Kryeministri publikon fotot

Edi Rama: I dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë!

26.05.2022 - 12:22

Një ditë pasi Roma u shpall kampione e “Conference League” e cila u zhvillua në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook, duke shprehur edhe falënderimet e tij.

Kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar fotot e Marash Kumbullës që feston me flamurin shqiptar dhe të trajnerit të Romës, i cili puth kupën e fitores.

Rama falenderoi te gjithe ata qe sipas tij i dhanë jete eurombremjes se Shqipërisë, ndërsa shprehet krenar për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës.

“MIRËMËNGJES dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mourinho bëhet i ‘Vetmi’”

Mediat evropiane lavde triumfit të Romës