Javën e kaluar, Vitali Klitschko, kryebashkiaku aktual i Kievit, i tha një delegacioni parlamentarësh evropianë dhe grupeve të ekspertëve se destabiliteti në Ukrainë do të thotë paqëndrueshmëri për të gjithë rajonin dhe u kërkoi kombeve evropiane të ndalonin tregtinë me Rusinë.
“Ju duhet të vendosni,” tha ai, “mbështesni Rusinë ose mbështesni Ukrainën”.
Edhe pse Bashkimi Evropian po negocion detajet përfundimtare të një embargoje me faza mbi naftën ruse – pjesë e paketës së tij më të ashpër ndëshkuese deri më tani – ukrainasit tashmë po bëjnë thirrje për më shumë veprime.
Por teksa shumica e liderëve evropianë pranojnë se fatet e Evropës dhe Ukrainës janë të pandashme, shmangia e naftës ruse është një gjë, gazi natyror krejtësisht tjetër.
Dhe nëse një krizë e kostos së jetesës godet kontinentin, mund të shkaktojë edhe probleme politike.
Në thirrjen për masa më të ashpra, Kievi tashmë ka mbështetje – Polonia dhe Bullgaria mbështesin të dyja një embargo të gazit natyror, ashtu si Parlamenti Evropian, i cili votoi për një embargo të menjëhershme dhe “të plotë” për importet e naftës ruse, qymyrit, karburantit bërthamor dhe gazi në prill, duke rritur presionin ndaj vendeve anëtare.
Vetëm fakti që një embargo graduale ndaj naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës është duke u diskutuar tashmë tregon një ndryshim të madh – vetëm dy muaj më parë blloku kishte refuzuar t’i bashkohej Shteteve të Bashkuara në një embargo të plotë ndaj produkteve energjetike ruse.
Megjithatë, për shohin ukrainasit, çdo tregti ndihmon në financimin e përpjekjeve të luftës të Vladimir Putin; dhe ata pohojnë se një embargo e gazit do të ndihmojë ndjeshëm në rënien e ekonomisë ruse, e cila nga ana tjetër mund të dobësojë aftësinë e Kremlinit për të luftuar – ose, ndoshta, të nxisë rusët që të fajësojnë për një luftë të konceptuar keq dhe barbare.
Të tjerë “qajnë” për importet e gazit. Ish-këshilltari ekonomik i Putinit, Andrey Illarionov, i tha BBC-së muajin e kaluar se një embargo mund të detyrojë përfundimin e luftës kundër Ukrainës brenda disa javësh.
Nëse vendet perëndimore “do të përpiqeshin të vendosnin një embargo të vërtetë ndaj eksporteve të naftës dhe gazit nga Rusia, unë vë bast se ndoshta brenda një ose dy muajsh, operacionet ushtarake ruse në Ukrainë ndoshta do të ndërpriten, “tha ai.
Por disa liderë evropianë përjashtuan mundësinë që BE do të procedonte shpejt për t’u shkëputur nga gazi natyror rus, me kryeministrin italian Mario Draghi që tha se asnjë embargo e gazit natyror rus nuk po merrej në konsiderat%.
Gjetja e furnizuesve të rinj për naftë është më e lehtë se sa për gazin, dhe për shumë vende – veçanërisht ato pa dalje në det – furnizimet alternative si gazi natyror i lëngshëm nuk do të jenë të lehta për t’u arritur.
Përpjekja për të arritur një marrëveshje për ndalimin e gazit do të jetë veçanërisht e rrezikshme politikisht – derisa se si të sigurohen dhe të zhvillohen furnizime alternative dhe të gjendet se cilat do të jenë kostot për bizneset dhe pronarët e shtëpive.
Evropianët tashmë po shtrëngojnë rripat e tyre, duke luftuar me inflacionin në rritje dhe çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve çdo ditë.
Edhe çmimet më të larta të energjisë do të nënkuptonin më shumë vështirësi ekonomike dhe me gjasë më shumë zemërim politik – si ai që tronditi politikën evropiane pas rrëzimit financiar të vitit 2008.
Në vendosmërinë e tyre për të përfunduar një luftë ku civilët janë shënjestra, a rrezikojnë tani qeveritë anëtare të humbasin edhe një herë kontaktin me votuesit e tyre, duke nxitur llojin e reagimit populist që u shkaktua nga kriza e migracionit të vitit 2015, apo si ai kundër presidentit francez Emmanuel Macron për rritjen e taksave të karburantit?
Rivalja e ekstremit të djathtë të Macron, Marine Le Pen, e përqendroi fushatën e saj zgjedhore presidenciale në rritjen e kostos së jetesës, dhe ajo pati shumë mbështetje krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, duke iu afruar presidencës franceze më shumë se kurrë.
Të dhënat e sondazheve nga disa pjesë të Evropës po paralajmërojnë gjithashtu telashe.
Për momentin, rreth 62 për qind e sllovakëve janë kundër shkëputjes nga gazi dhe nafta ruse nëse pasoja do të jetë çmimet më të larta të energjisë. Vetëm 7 përqind e të anketuarve thanë se mbështesin embargot e menjëhershme, me 25 përqind që mbështesin ato graduale, sipas një sondazhi të publikuar javën e kaluar nga agjencia e sondazheve Focus.
Polonia dhe Bullgaria po mbështesin një embargo të gazit – por si do të reagojnë votuesit e të dy vendeve kur të fillojnë të rriten faturat e energjisë?
Dhe si do të reagojnë votuesit dhe bizneset në vendet e tjera ku ende ndihen kostot ekonomike, sociale dhe politike të pandemisë? A do t’i falënderojnë qeveritë e tyre për shtimin e kostove edhe më të larta të energjisë ata që ndihen të lënë pas dore ose që po përpiqen t’ia dalin mbanë?
Goldman Sachs mendon se një embargo totale ndaj gazit rus mund të bëjë që PBB-ja e eurozonës të bjerë me 2.2 për qind këtë vit. Dhe me çmimet e energjisë tashmë shumë të larta, reagimi i publikut në të gjithë Evropën mund të bëhet i pakontrolluar – diçka që populistët tashmë po e parashikojnë.
Burimi: Politico.eu
Përktheu dhe përshtati: Konica.al