09.05.2022 - 09:48
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.
Në lagjen “Konferenca e Pezës” është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit 60-vjeçari Novrus Kapllanaj. Nuk dihen ende motivet që shtynë 60-vjeçarin në kryerjen e këtij akti të rëndë. Ndërkohë që bëhet e ditur se Policia është duke punuar në këtë drejtim.
Njoftimi i Policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:15, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi N. K., 60 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.