MENU
klinika

Dyshohet se…

Era e rëndë alarmoi banorët, gjendet një trup i pajetë në Fier

05.05.2022 - 17:29

Një trup i pajetë është gjendur në një godinë të braktisur në lagjen “Kastrioti”, në Fier.

Mësohet se viktima është një burrë, emri i të cilit është Julian Prifti.

Dyshohet se trupi është i dekompozuar dhe mund të ketë dy ose tre javë më shumë në këtë vend.

Sipas informacioneve paraprake trupi rezulton të kishte shenja në qafe.

 

 

Ka qenë era e rëndë e cila ka alarmuar banorët dhe punonjësit të cilët kanë qenë duke punuar për riparimin e një rrugë.