MENU
klinika

Një çun apo një gocë tjetër?

Ermal Mamaqi u rrëfye për planet e të ardhmes

25.05.2022 - 10:08

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku është përballur me pyetjet thumbuese nga fëmijët në studio. I pyetur se nëse po mendon për bebin nr.3, Ermali është shprehur se tani vetëm një qen mund të marrin. Vogëlushët kanë insistuar në pyetjen e tyre duke dashur të dinë nëse preferon djalë apo vajzë, Ermali ju përgjigj me shaka se nuk do bëjmë as çun as gocë se kemi kredi”.

Në fund ai mesa duket është dorëzuar sepse është shprehur se ndonëse nuk është në planet e tyre të afërta, në të ardhmen, Ermali tha se do dëshironte edhe një çun tjetër.

Ermal Mamaqi është një nga figurat më të njohura për publikut shqiptar, i cili ka qenë herë pas here aktiv me projekte të reja, duke përfshirë kështu së fundmi filma e serial të rinj mjaft të suksesshëm.

Ai është përfolur shumë për trajnimet që ai organizon e për shkak të çmimit që ai ka vendosur për t’i ndjekur dhe është shprehur se edhe pse çmimi mund të konsiderohet i shtrenjtë, sipas tij, kjo gjë ja vlen për të gjithë pasi njerëzit do të motivohen e do të mësojnë shumë.

“Unë quhem trajner motivimi, spiker motivimi. Është një trajnim vertikal. Qëllimi është që të jesh i lumtur. Njerëzit vijnë sepse besojnë që mund të kenë më shumë, të jenë më shumë, të bëjnë më shumë. Unë tregoj disa teknika, tregoj historinë e jetës sime, tregoj si kam bërë unë sukses. Në këto mësime të gjata, në fund njerëzit edhe mund të qajnë, njerëzit preken në disa zona të shpirtit që ndoshta nuk i dinë që i kanë. Aty marrin disa sinjale që i motivojnë,” – u shpreh Ermali.