MENU
klinika

Konsultimet për Presidentin e ri

Ervin Salianji: Diskutime me Ramën? Nuk e kuptoj logjikën

04.05.2022 - 21:15

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me konsultimet për Presidentin e ri. Me anë të një postimi në Facebook, deputeti demokrat thotë se nuk e kupton logjiken nëse duhet të konsultohen me Ramën, ndërkohë që nuk ulen me njëri-tjetrin demokratët për të zgjidhur situatën brenda PD-së.

Sipas tij, Rama e ka futur në zarf emrin, ndërsa PD prej tre muajsh nuk diskuton dhe as dërgon emrat në Parlament duke mbajtur bllokuar ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale.

“Se kuptoj dot këtë logjikën; diskutohet a duhet të ulemi me Ramën ndërkohë që nuk ulemi me njëri tjetrin prej kohësh!

Diskutojmë për presidentin që Rama e ka fut në zarf dhe shprehet se i ka votat ndërkohë që ka tre muaj që për fat të keq Partia Demokratike nuk diskuton dhe as dërgon emrat në Parlament duke mbajtur bllokuar ngritjen e komisioneve të posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, dy prioritete te opozitës që prej tre muajsh janë miratuar në Kuvend por po bllokohen nga “neglizhenca”

A mendoni dhe ju se bashkimi i demokratëve, reforma zgjedhore dhe territoriale janë prioritete absolute për Partinë Demokratike?”, shkruan Salianji.

Kujtojmë qe sot u mblodh Konferenca Kryetarëve, mbi fillimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të Republikës
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve ndërpreu mbledhjen, për të vazhduar punimet e saj në datën 10 maj, gjatë së cilës do të diskutojë mbi caktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin