MENU
klinika

BE dërgon Von Cramon në Beograd

Eurodeputetja takim me Vuçiç në 30 maj

26.05.2022 - 16:26

Raportuesja për Kosovën në Ballkanin Perëndimor, Viola von Cramon, do të vizitojë më 30 maj Serbinë.

Sipas European Western Balkans, Von Cramon do të zhvillojë një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa temë e bisedës do të jenë procesi i integrimit evropian të Serbisë, harmonizimi i Serbisë me masat kufizuese ndaj Rusisë, çështjet energjetike dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Von Cramon, e cila është anëtare e të Gjelbërve evropianë, vizitoi Beogradin për herë të fundit në tetor të vitit të kaluar, kur mori pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd.

Ajo është gjithashtu anëtare e Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin e Stabilizim-Asociimit BE-Serbi.

 

 

Ky do të jetë takimi i parë zyrtar mes presidentit Vuçiç dhe Von Cramon. Eurodeputetja ka dhënë shpesh deklarata të cilat kanë qenë kritike ndaj situatës në Serbi, veçanërisht në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Pak kohë më arë ajo ka qenë edhe objekt i sulmeve nga zyrtarë të lartë shtetërorë serbe dhe mediave vendase, për shkak të kritikave ndaj Beogradit.