MENU
klinika

"Do jetë një sukses"

Familjarët, të emocionuar për biografinë e Elvis Presley

24.05.2022 - 10:05

Mbesa e Elvis Presley-t, Riley Keough, qau teksa shikonte filmin biografik të Elvis. Aktorja thotë se u emocionua për filmin e ardhshëm të Baz Luhrmann, të cilin e pa me gjyshen e saj Priscilla Presley dhe nënën Lisa Marie Presley. Aktorja tha se të tre gratë qanë ndërsa shikonin filmin së bashku ndërsa ajo foli në panelin e Variety’s Women in Motion në Festivalin e Filmit në Kanë.

“Ishte një përvojë shumë emocionale. Është shumë intensive të shikosh kur është familja jote,” tha Keough. Elvis, me aktorin Austin Butler si këngëtarin titullar, tregon historinë e jetës së hershme të Presley-t në Tenesi, marrëdhënien e tij me kolonelin Parker (Tom Hanks) dhe ngritjen e tij legjendare në famë.

Në fillim të këtij muaji, ish-bashkëshortja e tij Priscilla Presley shkoi në Instagram për të lavdëruar filmin. “E kam parë filmin e Elvisit. E kam parë trailerin dhjetëra herë. Kam rijetuar çdo moment në këtë film. M’u deshën disa ditë për të kapërcyer emocionet”. Lisa Marie Presley e quajti filmin “absolutisht magjepsës” dhe parashikoi se do të fitonte një Oscar.

Martesa e Priscilla me Elvisin zgjati nga viti 1967 deri në vitin 1973. Vajza e çiftit, Lisa Marie, lindi në vitin 1968. Ajo lindi katër fëmijë, duke përfshirë Keough, e cila mori vlerësime vitin e kaluar për punën e saj në dramën “Zola”.

Filmi pritet të publikohet në kinema me 24 qershor dhe pritet të ketë mjaft suskes, duke marrë parasysh dhe aprovimin e familjarëve të Elvis.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja nga cilat sëmundje vuante

Hijet e dyshimit mbi vdekjen e Elvis Presleyt

Pasuria e vetme është...

41-vjetori i vdekjes së Elvis Presley-t