MENU
klinika

Nga ndeshja e parë me Dritën

Feyenoord e nisi në Prishtinë, trofeun e do në Tiranë

24.05.2022 - 13:59

Klubi i Feyenoord do të zbresë në fushën e lojës për herë të 19-të në këtë edicion të parë të Conference League, këtë të mërkurë në finalen e madhe në “Air Albania”.

Holandezët e kanë nisur rrugëtimin e tyre jo shumë larg nga kryeqyteti ynë, pasi kanë luajtur sfidën e tyre të parë në Prishtinë në këtë sezon që është padyshim historik për ta.

Portali “De Stentor” ka ndërtuar një hartë të rrugëtimit të pabesueshëm që ka bërë Feynoord në 18 ndeshjet e luajtura deri tani, me objektivin për të mbërritur në Tiranë duke shkelur një pjesë të madhe të Europës.

Rruga filloi në korrik në Prishtinë ku luajti në turin e dytë të kualifikueseve ndaj Dritës, ndërsa më pas, kundërshtari i radhës ishte Luzerna në Zvicër, para se të shkonte në Suedi për të luajtur me Elfsborg në play-off.

Më pas ishte faza në grupe me udhëtimet në Haifa të Izraelit, Berlin në Gjermani e Pragë në Republikën Çeke. Beogradi, përsëri Praga dhe Marseja, ishin qytetet që vizitoi klubi holandez në fazën me eliminim direkt të turneut, para se të mbërrinte në fundin e këtij rrugëtimi që kulmon pikërisht në Tiranë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kupat me kalimin e kohës i zë pluhuri, por sot…”

Veliaj apel tifozëve: Dua që t’i lënë mënjanë zënkat