MENU
klinika

Turqia, Ukraina dhe marrëdhëniet greko-amerikane

Fjalimi historik i Mitsotakis në Kongresin amerikan

18.05.2022 - 10:55

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur një fjalim historik në Kongresin e SHBA-ve.

Kryeministri grek iu referua veçanërisht çështjes së luftën në Ukrainë, marrëdhëniet me Turqinë dhe miqësinë greko-amerikane.

“Ne nuk do të pranojmë veprime që cenojnë sovranitetin tonë dhe të drejtat tona territoriale. Dhe këtu përfshihen fluturimet mbi ishujt grekë që duhet të ndalojnë menjëherë”, tha kryeministri grek për Turqinë.

“Gjëja e fundit që i duhet NATO-s në një kohë kur ne po fokusohemi në ndihmën e Ukrainës për të mposhtur agresionin rus është një tjetër burim jostabiliteti në juglindje. Dhe ju kërkoj ta merrni parasysh këtë kur merrni vendime për prokurimin e mbrojtjes për Mesdheun Lindor“, tha Mitsotakis.

Ndër të tjera kryeministri grek tha se Greqi nuk do të pranojë kurrë një sulm ndaj sovranitetit të saj.

‘“Dua të jem absolutisht i qartë. Ne nuk do të pranojmë veprime agresive që cenojnë sovranitetin dhe të drejtat tona territoriale. Këtu përfshihen fluturimet e ishujve grekë nga lart që duhet të ndalojnë menjëherë”, tha Mitsotakis.