MENU
klinika

Lufta në Ukrainë

Fokusi i Rusisë ka ndryshuar dhe Amerika duhet “të lëvizë”!

31.05.2022 - 11:40

Forcat ruse mund të bëjnë një gabim strategjik duke përdorur çdo armë që kanë për të marrë në kontroll Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës, sipas një deklaratë të ish-ambasadorit të SHBA-së në NATO, Kurt Volker, shkruan BBC.

“Ndërsa qyteti është i rëndësishëm për rajonin e Luhanskut, nuk është aq i rëndësishëm për luftën në përgjithësi, dhe unë mendoj se ukrainasit do të jenë në gjendje të rigrupohen dhe të tërhiqen,” tha  Kurt Volker, i cili gjithashtu punoi si përfaqësues special i SHBA për Ukrainën deri në 2019.

Në lidhje me vendimin e Joe Biden për të mos dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, Volker tha se presidenti i SHBA-së po mbështeste ende Kievin, por  po përpiqet të ruajë një balancë.

Volker tha se brenda administratës së Bidenit, disa njerëz janë të shqetësuar  për arsye se Rusia mund të përdorë armë bëthamore. Por gjëja më e rëndësishme, shtoi Volker është që SHBA duhet të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar ukrainasit të mposhtin rusët, duke dërguar armë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i ligjvënësit më të lartë të Rusisë

“‘Gjeni rubla’ nëse doni naftë, drithëra ose metale nga ne!”