Përveç rrjeteve sociale si Instagram, Facebook apo Tik-Tok, tashmë edhe Twitter është një aplikacion që po përdoret shumë nga personazhet e njohur shqiptarë.
Ndër ta është edhe moderatorja Einxhel Shkira, e cila publikon shpesh statuse për fansat apo për të dashurin e saj Dj Dagz.
“Çoje dashurinë tonë në hapsirë si ne”– shkruan ajo bashkëngjitur videos me të dashurin e saj Dj Dagz, duke etiketuar edhe Elon Musk, CEO-n e kompanisë së eksplorimit të hapësirës “Space X”.
Einxhel tregoi një ditë më parë se po mendon të ketë një fëmijë. Sipas saj ajo tashmë ka kohën e duhur dhe nuk dëshiron që të gjithë energjinë e saj ta fokusojë vetëm tek karriera.
Ajo shtoi se dhe Dagz dëshiron diçka të tillë dhe se do të jenë prindër shumë të hapur për fëmijën e tyre.
“Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm tek karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tonë”– tha Einxhel në “Goca dhe Gra.”
Dy muaj pas daljes nga formati ata bënë edhe pushimet e para bashkë. Ditët e fundit dyshja ka fluturuar jashtë Shqipërisë dhe destinacioni i tyre i parë ka qenë Turqia. Ata kanë postuar foto e video në rrjetet sociale në krahët e njëri-tjetrit, duke u shfaqur shumë të dashuruar.
Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndonëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë përfundimisht, dyshja e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës. Moderatorja ka takuar edhe familjarët e Dagz. Në intervista të ndryshme ata kanë pranuar dhe më parë se planet për fëmijë nuk janë shumë të largëta dhe se e njohin veten si prindër së shpejti.