MENU
klinika

Finalja e madhe

Frankfurt u falet penalltive, triumfon në Europa League

19.05.2022 - 00:02

Mësohet fituesi I parë I kompeticioneve evropiane. Eintracht Frankfurt triumfon në Europa League, duke mposhtur në finale Rangers të Skocisë pas gjuajtjeve të penalltive, sfidë e luajtur në Sevilla.

Eintracht Frankfurt u mundua të ishte pragmatist, duke i lënë kontrollon e topit skuadrës skoceze. Gjermanët ishin më konkretë, por jo në finalizim. 45 minutat e para u mbyllën pa gol.

Ndërsa pjesa e dytë nisi me një pretendim për penallti nga Rangers. Arbitri pasi e pa me VAR doli në përfundimin se nuk kishte asgjë, ndërkohë që gjermanët u treguan bujarë më pas. Për dy minuta Aribo ishte mjaft i rrezikshëm.

Në tentativën e parë nuk shënoi, kurse në rastin e dytë e çoi topin në rrjetë dhe Rangers e pa veten në epërsi. Eintracht u hodh në sulm dhe Jesper Lindstrom u ndal nga mbrojtësit rivalë, kurse Kamada më pas i vetëm me portierin e dërgoi topin pak mbi tra.

“Shqiponjat” nuk u dorëzuan dhe në minutën e 69-të Borre brenda zone ia doli ta devijonte topin e të shënonte golin e barazimit. Eintracht qëndroi në sulm dhe Hauge, i aktivizuar në pjesën e dytë, provoi me një goditje në hyrje të zonës. E pasaktë! Ndeshja shkoi në shtesë, teksa nuk shënua, për pasojë, u kalua te penalltitë, ku triumfoi Eintracht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN