MENU
klinika

"Brenda opozitës ka ngërçe të mëdha"

Fuga: Grupi i Alibeajt nuk përfaqëson PD nga pikëpamja e elektoratit

27.05.2022 - 19:28

Profesori i njohur Artan Fuga, i ftuar këtë pasdite në rubrikën “Opinion” në News 24 me gazetarin Evdin Parruca, ka analizuar arsyet se përse mendon se nuk do të ketë një bashkim mes opozitës së përçarë, duke thënë se kjo gjendje do të jetë për të paktën dhe 3 vitet në vijim.

Sipas Fugës është “konsumuar ‘divorci’” dhe nuk ka më kthim pas për t’u bashkuar, teksa thotë se grupi i Alibeajt nuk përfaqëson PD nga pikëpamja e elektoratit.

“Nuk e di por brenda opozitës ka ngërçe të mëdha, frenime, pengesa, sigurisht nuk mundem t’i fryjë pesimizmit dhe të them se nuk ka zgjidhje, sepse historia, ngjarja politike sjell rezultate shpesh here të paparashikuara, problemi është se gjykojmë atë që ndodh sot.

Shikoj se kjo gjendje në Kuvend, mes deputetëve të opozitës që është e përçarë, është çështje që do vijojë të paktën deri në 3 vitet e ardhshme, deri në afatet e një mandati tjetër. Sepse shikoj brenda tre grupeve të PD që ‘divorci’ është konsumuar dhe s’ka kthim pas.

Pse them është konsumuar, e para se është çështja non-grata e Berishës, për këtë kemi ndarje në dy grupe brenda PD, e dyta ka ndodhur që në Rithemelimin e PD disa deputetë kanë marrë pjesë e disa jo, ata që nuk kanë qenë nuk mund të kthehen më sepse janë të margjinalizuar, edhe pse u thuhet se i kanë dyert hapur. Grupi i Alibeajt nuk përfaqëson PD nga pikëpamja e elektoratit, s’ka mbështetje, mund të bëjë një parti tjetër… Çfarëdo vendimi të marrë Gjykata për logon, nuk kthehet më ky problem, është çështje politike jo gjykate. E treta, çarja e madhe e elektoratit të PD, pakënaqësitë prej 10 vitesh prej lidershipit të mëparshëm”, tha Fuga.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Një skenë teatri absurd në Kuvendin e Shqipërisë”

Artan Fuga: Pritet një betejë politike brenda vëllezërve “ujq”!

“Rama Durrësin do dhe atë do ta marrë”

Artan Fuga tregon skenarët për zgjedhjet e pjesshme

Artan Fuga: Ishte shkarkim!

Analiza: Z.Lulzim Bashën e dorëhoqën