MENU
klinika

Realizimet fantastike

Futbollisti shqiptar në garë me Messin për golin e muajit

05.05.2022 - 14:53

Lionel Messi ka shënuar golin e katërt në kampionatin francez së muajin prill dhe ishte një nga realizimet më të bukura të këtij sezoni. Por edhe sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, realizoi një gol fantastik gjatë muajit prill në Ligue 1.

Ylli kosovar ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë dhe e gjeti një gol të rrallë në ndeshjen e ekipit të tij, Lille ndaj Angers, duke e barazuar rezultatin. Dhe, goli i shqiptarit është futur në garë për t’u zgjedhur si më i miri i muajit prill.


Ish-futbollisti i Basel, i cili u transferua në janar në kampionatin francez, është në garë me yllin argjentinas, Lionel Messi, i cili po ashtu e realizoi një gol spektakolar për Paris Saint-Germainin muajin e kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN