Piloti meksikan i Red Bull, Sergio Perez, fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Montekarlos në Formula 1, zhvilluar në pistën qytetase të Monaco. Një garë që zgjati 3 orë dhe e mbyll pa kompletuar 77 xhirot e parashikuara.
Kjo për shkak të dy flamujve të kuq që u valëvitën gjatë garës, një herë prej shiut e një herë pas aksidentit të Mick Schumacher. Perez e nisi garën i treti, por përfitoi nga një strategji më e mirë e skuadrës Red Bull, duke arritur të parakalojë në bokse dy makinat Ferrari.
Në vendin e dytë u rendit spanjolli Carlos Sainz me Ferrari e pas tij u klasifikua Max Verstappen me Red Bull (i treti). Vetëm i katërti Charles Leclerc me Ferrarin tjetër, i zhgënjyer nga ky rezultat.
🏁 END OF RACE 🏁
TOP 10
Perez
Sainz
Verstappen
Leclerc
Russell
Norris
Alonso
Hamilton
Bottas
Vettel #MonacoGP #F1 pic.twitter.com/rhgjN3v1Xt— Formula 1 (@F1) May 29, 2022