MENU
klinika

"Frikë për pozitën e tyre"

Garry Kasparov kritika Evropës: Pa qëndrim konkret dhe pandershmëri…

30.05.2022 - 14:29

 Ish-kampioni botëror i shahut dhe aktivisti opozitar rus, Garry Kasparov, ka dënuar Olaf Scholzin dhe liderët e tjerë të Evropës Perëndimore, për qëndrimin që kanë mbajtur, duke i cilësua si “paqebërës me të keqen”, sipas “The Times”.

Kasparov, kritikon konkretisht përpjekjet e Scholzit dhe Macronit, të cilët, një ditë më parë zhvilluan një bisedë telefonike me Putinin.

Ky ishte i fundit, në një numër diskutimesh, që nga agresini në Ukrahinë.

Gjermania dhe Franca, po përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim në Ukrahinë, me kushte që janë të pranueshme për Rusinë dhe do të lejonin Putinin të shpëtonte fytyrën.

Zyrtarët në Berlin, thonë se bota, nuk mund të përballojë të përsërisë gabimet e Traktatit të Versajës të vitit 1919, që ndihmoi për ta kthyer Gjermaninë e paraluftës, në një vatër për nacionalizmin radikal, me kushtet ndëshkuese.

Megjithatë, vende të tjera evropiane kanë frikë se një marrëveshje e tillë do të rezultojë në presion të padëshiruar ndaj Ukrahinës, për t’i dorëzuar një pjesë të territorit Rusisë.

Kritikët, duke përfshirë Poloninë dhe vendet balltike, thonë se këto përpjekje minojnë unitetin perëndimor, anashkalojnë dëshirat e vullnetin ukrahinase dhe rrezikojnë t’i japin nota legjitimiteti, kërkesave të Putinit.

Artis Pabriks, ministri letonez i Mbrojtjes, tha se telefonata kishte demonstruar “nevojën e qartë të liderëve, për t’u poshtëruar, kjo në kombinim me shkëputjen totale nga realiteti politik”.

“Unë nuk mendoj se Scholz, Macron dhe Draghi, duan që Putini të fitojë, jo saktësisht,” – shkroi Kasparov, në Twitter. “Ata kanë frikë nga fitorja e Ukrahinës dhe ndryshimi i botës, se mos bëhen më pak të rëndësishme.

“Një strukturë e re e sigurisë evropiane, nuk do t’i shohë ata si liderë, pas zbutjes së tyre… Ata pretendojnë nivelin e lartë moral dhe qëndrimin në lidhje me të drejtat e njeriut, ndërsa financojnë shtetin policor të Putinit dhe makinën e luftës, që tani po masakron ukrahinasit.

“Tani, ata duhet të zgjedhin një anë. Ata pretendojnë se mund të arrijnë paqen, duke bërë kompromis me kriminelët e luftës. Jo. E ndershme është vetëm të ndihmosh ukrahinasit që po luftojnë për ta, nuk është e ndershme t’i ndihmosh… për t’i varrosur. më vonë.”

Scholz ka qenë nën presion të veçantë për shkak të mbështetjes së Gjermanisë në lëndët djegëse fosile ruse dhe historisë së saj të gjatë për të ndjekur një marrëdhënie të veçantë me Moskën.

Megjithatë, pak pas fillimit të ofensivës ruse në Ukrainë, ai shpalli një epokë të re në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes gjermane, të njohur si Zeitenëende dhe simbolizuar nga një injeksion i vetëm 100 miliardë eurosh në ushtri.

Pavarësisht dyshimeve se ky premtim mund të përfundojë duke u dobësuar nga konservatorët fiskalë dhe deputetët pacifistë, ai tani është në rrugën e duhur për t’u përfshirë në kushtetutën gjermane pasi Scholz arriti një marrëveshje mbrëmë me liderët e partive opozitare të qendrës së djathtë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjeniu me sindromën e Aspergerit

Bobi Fisher, shahisti i të gjitha kohërave

"Shahu, është jeta"

Legjendari, Garry Kasparov!