MENU
klinika

Elbasan

Gjendet një predhë e pashpërthyer pranë një shkolle

12.05.2022 - 17:32

Gjendet një predhë e pashpërthyer pranë një shkolle 9-vjeçare në Labinot Fushë të Elbasanit.

Nga informacionet e para mësohet se predha është gjetur në fshatin Mengël, ndërsa gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se ajo është 75 milimetra, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa priten forcat xheniere për zhvendosjen e saj.

Bomba dyshohet të jetë e Luftës së Dytë Botërore.

Informacion paraprak

Më datë 12.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të DVP Elbasan, se në fshatin Mengël, në një përrua, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake, e pashpërthyer.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.