MENU
klinika

Berlini dhe Roma i binden Moskës

Gjermania dhe Italia paguajnë në rubla!

21.05.2022 - 17:51

Gjermania dhe Italia iu thanë kompanive se mund të hapin llogari bankare në rubla për të vazhduar blerjen e gazit rus pa shkelur sanksionet kundër Moskës, pas diskutimeve me Bashkimin Europian. Lajmi u konfirmua nga burime të Brukselit. Debati rreth kërkesës së Moskës që klientët e huaj të blejnë gazin rus në rubla ka sfiduar qëndrimin e qeverive europiane ndaj linjës së ashpër kundër Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. Polonia, Bullgaria dhe Finlanda refuzuan të përmbushin kërkesën e Moskës dhe furnizmi për këto tre vende është ndërprerë.

Vende të tjera anëtare, gjithësesi nuk kanë pranuar të detyrojnë kompanitë e tyre të respektojnë sanksionet perëndimore përballë humbjes së mundshme të gazit rus që do të vinte në rrezik ngrohjen e banesave dhe prodhimin e fabrikave. Brukseli ka publikuar dy udhëzues për blerjen e gazit rus pa shkelur sanksionet, por rruga ligjore është ende e trubullt në një moment që zyrtarë të BE-sëkanë këshilluar firmat, në takime me dyer të mbyllura, që të mos hapi llogari bankare në rubla.

Disa diplomatë në Bruksel, nga vendet anëtare të BE-së, thanë se mendonin se këshilla ishte qëllimisht e paqartë për t’u mundësuar vendeve të hapnin llogari në rubla dhe të vazhdonin të blinin gazin rus. Komisioni europian nuk pranoi të komentojë mbi diskutimet. Një zëdhënës i Komisionit përsëriti se nuk ishte “e këshillueshme” që kompanitë të hapnin llogari në rubla.

Dy burime konfirmuan për agjencinë e lajmeve Reuters se importuesve gjermanë të gazit iu është thënë nga Berlini se mund të hapin llogari në rubla për të paguar gazin rus pa shkelur sanksionet, për sa kohë që pagesat që ata bëjnë në Gazprombank nuk janë në monedhën ruse. Burimet shtuan se Gjermania, e cila është importuesi më i madh i gazit rus në rajon, kishte punuar vazhdimisht për këtë çështje në koordinim të ngushtë me BE-në.

Qeveria italiane foli gjithashtu me Komisionin Europian dhe mori detaje të qarta se si të blinte gazin rus ligjërisht, tha një burim i lartë qeveritar për Reuters. Kjo ndodhi përpara se kompania italiane e energjisë Eni të pranonte se kishte filluar procedurat për hapjen e dy llogarive, një në euro dhe një në rubla.

Kryeministri italian Mario Draghi tha javën e kaluar se ekzistonte një “zonë gri” nëse pajtueshmëria me skemën e pagesave të Rusisë do të shkelte sanksionet, pa asnjë vendim zyrtar për këtë çështje. Në udhëzimin e saj të shkruar, BE tha se kompanitë mund të blejnë gaz rus pa shkelur sanksionet nëse paguajnë në monedhën e kontratave të tyre ekzistuese – dhe deklarojnë se duke bërë kështu përmbushin detyrimet e tyre kontraktuale. Shumica e kontratave që firmat e BE-së kanë me Gazprom janë në euro ose dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financial Times/ Frika e mungesave dhe kostove në rritje

Blerja e panikut, rusët zbrazin raftet dhe kuletat

Associated Press/ Kërkesa e Putin

Çfarë do të thotë pagesa e gazit me rubla?