MENU
klinika

Raporti

Gjysma e shqiptarëve janë në rrezik për të qenë të varfër

28.05.2022 - 09:51

Në raportin europian të SDG-së, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, (Sustainable development goal), Shqipëria kategorizohet si ndër vendet me më pak qëndrueshmëri në kontinent mbi financat personale të banorëve. Ky raport tregon se Shqipëria është i vetmi vend europian i cili ka pothuajse 50% të popullsisë në rrezik për të qenë të varfër dhe për përjashtim social.

Sipas raportit, ata më  të rrezikuarit janë  +18 vjeçarët e papunësuar dhe familjet me kryefamiljarë me arsim të ulët ose të mesëm.

Shifra 50% e familjeve në rrezik varfërie, pas përfitimit të ndihmës sociale, reduktohet në 25%, të cilët edhe me mbështetje ekonomike janë gjithsesi  të rrezikuar për të qenë të varfër.

Shqipëria ka përqindjen më të lartë edhe në shkallën e privimit të rëndë material dhe social, ku pothuajse 40% e popullsisë janë të privuar nga këto mundësi. Këtu përfshihen mundësitë për të paguar lehtësisht faturat,  zëvendësimi i veshjeve, konsumi i mishit, peshkut dhe proteinave, shpenzimi i parave për dalje të përditshme.

Vendi jonë mban shifrën më të lartë, pas Rumanisë, për popullsinë që janë të punësuar, por përsëri në rrezik për të qenë të varfër, me rreth 12%.

Pas Kosovës, Shqipëria renditet si vend i dytë me numër të lartë të popullsisë që për shkak të kostove energjetike nuk mund të ngrohin dot një shtëpi, mbi 35% e tyre.

Në të gjithë Europën, janë 96.6 mln banorë që janë në rrezik varfërie.

Matjet e Eurostat janë realizuar deri në vitin 2020*

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse i rëndon më shumë rritja e çmimeve

Familjet shqiptare, shpenzime rekord në Europë për ushqime