Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Elbasan. Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar sasi të mëdha ilaçesh për shkak të dhunës psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti i saj.
Policia i ka vënë prangat 39-vjeçarit XH.SH, dhe e akuzon për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Fatmirësisht, aktualisht gruaja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi nga Policia Elbasan
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Sh., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të kësaj dhune ka konsumuar medikamente mjekësore, në sasi të mëdha. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.