MENU
klinika

I përgjigjet Abazoviçit

Haradinaj: Demarkacioni nuk kryhet nga një palë

17.05.2022 - 12:52

Ramush Haradinaj ndërsa ka uruar kryeministrin e Malit të Zi për marrjen e përgjegjësisë së re, ka thënë se çështja e demarkimit të kufirit kryhet atëherë kur ka përputhje midis dy parlamenteve.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa e ka komentuar deklaratën e kryeministrit aktual të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili ka thënë se çështja e demarkacionit është e përfunduar, ka thënë se e njëjta nuk kryhet nga një palë.

Haradinaj ndërsa e ka uruar kryeministrin e Malit të Zi për marrjen e përgjegjësisë së re, ka thënë se çështja e demarkimit të kufirit kryhet atëherë kur ka përputhje midis dy parlamenteve.

“Nuk kryhet kufiri prej një palë, duhet ta kuptojmë këtë, nuk ka kufi që kryhet njëanshëm. Vetëm kur përputhet se kanë votuar dy parlamentet, vetëm atëherë thuhet se është punë e kryer. Çka kanë votuar ata ne fare nuk merremi, është njëra e palë, por pala jonë e Kosovës ka votuar tre dokumente në të njëjtën kohë”, është shprehur Haradinaj në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

Sipas tij, hapi i radhës është komisioni, i cili duhet të dalë të shënojë kufirin sepse siç thotë Haradinaj, Kosova ka të drejtë të shënojë kufirin vetëm për atë se çka ka votuar vetë dhe jo Mali i Zi.

“Kjo nëse nuk ka mirëkuptim atëherë kalojmë në etapën tjetër, nëse kryeministri i Malit të Zi nuk dëshiron të hapë çështjen që kemi votuar ne, atëherë kjo na obligon neve që të shkojmë më tutje”, shtoi ai.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!