MENU
klinika

Çështja Schreber

Historia e një paranojaku

18.05.2022 - 18:16

       Botuesi Oswald Mutze nga Lajpcigu, botoi në vitin 1903, një libër sa kureshtar, aq edhe të jashtëzakonshëm, fati i të cilit, në njëfarë kuptimi, do të ishte ndjekja e saktë e udhëzimeve të autorit./Konica.al

Në të vërtetë, Daniel Paul Schreber, teksa hartonte kujtimet e famshme, nga njëra anë, synonte që zbulimet e tij në fushën shpirtërore dhe shkencore t’i vinte në dispozicion të njerëzimit (“jam i mendimit, se për shkencën dhe për njohjen e të vërtetave fetare, mund të jetë diçka e çmuar, nëse, edhe në të gjallët e mi, do të mund të bëheshin disa vëzhgime kompetente për vetë trupin dhe fatin tim personal”), nga ana tjetër, t’i tregonte aparatit mjekësor, se prej vitesh i kishte nën kujdes si rrethanat e sjelljes, ashtu dhe të drejtën për pavarësi të plotë. Veçse, natyrisht, Schreber nuk e imagjinonte se si libri i tij do të linte gjurmë në historinë e kulturës perëndimore: pasi u shfaqën disa recensione në periodikët e sektorit, ai tërhoqi vëmendjen e të riut Karl Gustav Jung, asokohe një nga drejtuesit e spitalit të njohur “Burghölzli” në Cyrih. Jungu, në lidhje me Frojdin prej vitit 1907, në pranverën e vitit 1910 i tregoi për këtë rast babait të psikanalizës, i cili po atë vit, pikërisht përmes faqeve të Shreberit dhe pak para se të vdiste në klinikën psikiatrike të Dosenit, zhvilloi “teori e paranojës”.

Në fakt, libri i Shreberit nuk krahasohej me librat e shkruar nga dora e pacientëve, apo të ngjashëm, kësisoj Frojdi e admiroi autorin, madje, në një letër, ai pranoi se ish-Kryetari i Gjykatës së Apelit të Dresdenit, sepse këtë profesion kishte, “duhej të ishte bërë profesor i psikiatrisë dhe drejtor i një klinike”. Më pas, gjeniu i Shreberit do të shërbente si shembull frymëzimi për personalitete të tjera të mëdha të shekullit XX, të cilët, si Frojdi, por disi ndryshe, panë në “Kujtimet e një neuropati”, më në fund titulli i këtij klasiku, çelësin për vizione të rinovuara. Midis tyre kujtojmë Walter Benjamin, Elias Canetti, Jacques Lacan, Gilles Deleuze dhe Felix Guattari.

Po çfarë tregohet në ato kujtime? Dhe cilat ishin ngjarjet që i paraprinë?

Gjithçka filloi në Lajpcig, një mëngjes të 1893-it, në zhgjëndërr, kur Shreber, një burrë mbi të pesëdhjetat, i rritur në një mjedis të trazuar familjar, një vëlla të vetëvrarë dhe i ati ishte mjeku i famshëm Daniel Gottlieb Moritz Shreber, shkrimet pedagogjike represive të të cilit qenë humus edukativ i përsosur për Gjermaninë e ardhshme naziste, i martuar, por, pa dëshirë, pa fëmijë, me një pozicion të rëndësishëm publik dhe pas shpine një krizë të parë nervore, për habinë e madhe, atë e kapi një mendim i papritur: “se duhej të ishte gjë shumë e bukur, të ishe një grua që i nënshtrohet bashkimit”. Pra, siç shqiptohej nga një formulë magjike, e shmangur me maturi deri në atë kohë (sigurisht kjo ishte vetëm maja e ajsbergut, ngjarja nxitëse mbi të cilën, së bashku me të tjera fakte të rënda, mbështeti peshën e dinamikës afektive dhe shtresimeve të elementeve psikike), mendja dhe uniteti fizik i trupit të tij u shkatërruan përmes shpërthimeve të vazhdueshme të brendshme dhe jeta e tij pati një rrënim./Konica.al/ I pushtuar nga ajo stuhi, që zakonisht quhet çmenduri (qe viktimë e halucinacioneve të të gjitha llojeve), me një ritëm marramendës, Presidenti filloi të zhvillonte një përçartje shumë të përpunuar, me të cilin u përpoq dëshpërimisht të riorganizonte realitetin, tashmë të rrënuar për të. Si njeri me logjikë rigoroze që ishte, Shreberi shpiku një sistem të habitshëm, artikulimi i të cilit ishte i tillë, që, për t’u ekspozuar, do të kërkonte një traktat të vërtetë.

Ndërkohë, për shkak të mosmenaxhueshmërisë së gjendjes së tij, gruaja e bëri të vizitohej nga psikiatri-anatomist Paul Emil Flechsig, i cili, pasi e kishte trajtuar në kohën e sëmundjes së parë, e njohu dhe pasi i qetësoi të dy mbi perspektivat për shërim, urdhëroi shtrimin e menjëhershëm në institutin e tij. Këtu filloi udhëtimi i gjatë i Shreberit në institucionet e kujdesit, ndërsa udhëtimi shkatërrues i ndryshimit psikofizik vazhdoi të arrinte majat më të larta, ku kënaqësia dhe martirizimi u ndërthurën në një magmë të vetme, në të cilën u kristalizua një ide e re mbizotëruese: e rrethuar nga shtypje të thella, nga komplote në favor të Presidentit, kjo tregonte te vetë Flechsig një persekutues metafizik, një “vrasës shpirtrash” në një botë të pështjelluar – dhe në mutacionin e pakthyeshëm të trupit të sëmurë nga mashkull në femër, të vetmen mundësi shpengimi për njerëzimin. Mirëpo, kjo trazirë e vazhdueshme e teprisë së mendimit, deklaroi më vonë Frojdi, nuk duhej ngatërruar me të keqen fillestare. Përkundrazi, ishte një kundërpërgjigje, një “përpjekje për shërim” – ose më mirë, vetëshërim, që personi praktikoi për të rindërtuar “botën” dhe “të jetë në gjendje të jetojë përsëri në të”.

Dëshmia e prekshme e kësaj vepre të pamasë, që në fakt është lajthitja e psikotikut janë pikërisht “Kujtimet e një neuropati”, të shkruar fillimisht nga Shreber, për t’u sqaruar mjekëve nevojat që i impononin një sjelljeje të caktuar, si dhe për t’u demonstruar atyre “aftësinë për të parandaluar” për veten e tij (vite më vonë, ai fitoi anulimin e dënimit të ndalimit të dhënë në momentin e shtrimit në spital). Më pas, tek ai lindi dëshira ta bënte librin publik dhe, me gjithë kundërshtimin e familjes, ata blenë dhe shkatërruan thuajse të gjitha kopjet e botimit të parë, ai u shtyp pikërisht në lulëzimin e psikanalizës, shkenca që diti të shihte në çmendurinë e  Shreberit, diçka më shumë se një përçartje e thjeshtë./Konica.al

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit