MENU
klinika

Etapa e 10-të

Historike në Giro d’Italia, triumfon një çiklist afrikan

17.05.2022 - 18:41

Një faqe e re në historinë e çiklizmit në Giro d’Italia. Në ditën e dhjetë të garës, Biniam Girmay triumfoi në edicionin e 105-të të etapës nga Pescara në Jesi dhe bëhet çiklisti i parë afrikan që fiton një garë në eventin e madh italian.

Një fitore përrallore për çiklistin nga Eritrea, që arrin të kalojë në fotofinish një kampion si Van der Poel pas një ballore të pabesueshme në metrat e fundit. Lopez Perez mbetet fanella rozë.

“Është një ditë e jashtëzakonshme, fitorja e parë në garën time të parë në skenën e madhe, është një histori e mrekullueshme për të gjithë afrikanët në Giro” – këto janë fjalët e para të Biniam Girmay në fund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN