MENU
klinika

“Presidenti, të mos jetë socialist"

Idrizi flet për situatën brenda opozitës: Kemi heshtur këto kohë…

13.05.2022 - 10:55

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili negocio me përfaqësuesit e mazhorancës u shpreh se palët duhet të intensifikojnë takimet dhe të dalin me emra konkret, pasi sic u shpreh ai nuk ka më kohë.

Në një prononcim për mediat, Idrizi u shpreh se presidenti nuk duhet të jetë socialistë. Ndërsa duke komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, ai tha se këtë kohë kanë heshtur, pasi nuk mund të përzihen në punët e një partie.

Sipas Idrizi, Partia Demokratike është një aset dhe i shërben balancave politike në vend.

“Kërkuam që ne të intensifikojmë takimet. Nuk ka më kohë për të humbur, të hënën është votimi i parë dhe do të kontaktohet të gjitha forcat politike.

Sot ne nuk jemi dhe nuk mund të kemi prerogativën për të propozuar emra. Do diskutojmë me përfaqësuesit e tjerë të opozitës. Palët duhet të bashkohen tek ai president mbi palët. Ne jemi të gatshëm të takohemi me të gjithë. Ashtu siç kemi bërë gjatë kësaj kohe dhe kemi heshtur që nuk kemi futur duart në PD. Ne e shohim PD si një aset dhe të mirë publike dhe ka nevojë për të balancuar politikën.

Nëse do të na çonte një figurë që nuk do ishte socialistë dhe i majtë ne do ishim dakord.

E rëndësishme është që të ulemi mbi emra konkret, pa i paragjykuar.

Një president i njëanshëm nuk i bën mirë balancave politike. Është detyrim i forcave politike që të gjejnë konsensusin.

Ajo që bie ndesh me përvojën si është zgjedhur presidenti, ka qenë traditë

Sot ne kemi nevojë të intensifikojmë takimet tona, të hyjmë në emra konkret dhe kemi detyrim për të zgjedhur një person sic e do kushtetuta. PDIU e ka vullnetin të marrë pjesë në këtë proces dhe të luajë rolin e saj”, tha Idirizi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN