MENU
klinika

Vlorë

Ishin të parkuara, digjen dy makina

14.05.2022 - 09:52

Digjen dy automjete gjatë natës në Vlorë. Rreth orës 02:00 është marre njoftim se një makinë po digjet në lagjen “10 korriku” të qytetit të Vlorës.

Zjarrfikësit së bashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip “Fiat 500” me targa bullgare në pronësi të F.J.

Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip “Mercedes” e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip “Fiat”. Nga këqyrja e vendngjarjes dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme . Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes duke marrë dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.