Nuk ka vonuar, menjëherë pas largimit nga Inter, Ivan Perisic është zyrtarisht futbollisti më i ri i Tottenhamit. Pas fjalëve të shumta në merkato, tashmë klubi nga Londra ka zyrtarizuar çdo gjë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Totteham i uron mirëseardhjen mesfushorit kroat, i cili do të mbajë veshur fanellën e “Spurs” deri në 2024.
Kështu, Perisic bashkohet sërish me ish-trajnerin e tij, Antonio Conte, i cili arriti një tjetër transferim me skuadrën angleze. Tottenham siguroi pjesëmarrjen në Champions dhe tashmë Perisic është përforcimi i parë.
🎙 “I’m really excited to start with the Spurs family”
Watch Ivan Perišić’s first interview as a Spurs player! 🙌 pic.twitter.com/ktsbfAUEiR
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) May 31, 2022