MENU
klinika

Vetëm larje?!

Çfarë duhet të bëni, kur blini rroba të përdorura

11.05.2022 - 11:24

Pavarësisht nëse keni blerë një veshje në një dyqan, në internet apo të dorës së dytë, duhet ta lani përpara se ta vishni. Veshja e re, përveç gjurmëve të duarve, mund të ketë edhe gjurmë të përbërjeve kimike me të cilat janë trajtuar rrobat për të pasur një ngjyrë të caktuar, gjë që mund të shkaktojë acarim.

Kur bëhet fjalë për rrobat e përdorura, ato lahen patjetër para se të dalin në shitje. Tregtarët e ndërgjegjshëm kryesisht sigurohen që produkti të plotësojë të gjitha standardet e nevojshme. Megjithatë, ekspertët e feng shui besojnë se kjo nuk mjafton për të hequr qafe energjinë e pronarit të mëparshëm.

Sipas tyre, është e nevojshme që ato rroba të lahen edhe një herë, por edhe të hidhet një lugë çaji kripë në ujë. Filozofia e Feng Shui-t beson se si substancë thith shumë mirë energjinë negative, kështu që nëse i lani rrobat me ujë të kripur, ju “dëboni” të gjithë energjinë e pronarit të mëparshëm prej saj.

Një mënyrë tjetër është t’i lini rrobat tuaja në diell, sepse drita e saj përfaqëson energjinë yang që shtyp energjinë e ndenjur, yin që gjendet në gjërat e vjetra. Kur merrni një gjë të dorës së dytë në shtëpi, dëgjoni veten, thonë ekspertët e feng shui-t.

Ata ju këshillojnë të dëgjoni intuitën tuaj kur bëni blerje. Nëse vetë pamja e një rrobe ju bën të ndiheni të trishtuar, ndoshta është plot energji negative, ndaj nuk duhet ta blini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Frika nga përhapja e virusit Korona

A duhet ta lajmë trupin aq shpesh sa duart?

Nga peshqirët e trupit tek jastëkët

E dini sa shpesh duhen larë këto produkte?

Këshillat që të gjithëve na duhen

Probleme me fytyrën nga maska? Ja si t’i shmangni


Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”