MENU
klinika

Një mësim i thjeshtë!

Jeta është si kafeja, kishte qenë sekreti i mësuesit…

15.05.2022 - 22:57

        Një ditë, një mësues la takim me disa nga ish-nxënësit e tij, për të mësuar sesi po ia çonin.

Ai kishte kohë pa i parë dhe mendoi se duhet t’i takonte, për të folur mbi jetën.

I pari, tha se nuk po ia çonte dhe aq mirë, sepse po haste nëpër vështirësi për t’u ngritur në pozitë, në punën që bënte.

I dyti, tha se një miku i tij kishte blerë një makinë të mirë, ndërsa ai ndihej keq që nuk kishte të ardhura, të blinte edhe vetë një makinë të tillë.

Ndërsa në karrigen tjetër ishte ulur një vajzë, e cila u shpreh se dëshironte të ndiqte një master shkencor në administrim biznesi, në mënyrë që njerëzit ta merrnin më seriozisht kur kërkonte punë, por nuk ia kishte dalë dot mbanë.

Pastaj profesori ia ktheu: “Të gjithë, dukeni të stresuar. Si thoni, sikur të bëjmë pak pushim, të marrim nga një kafe e vazhdojmë diskutimin?”.

Nxënësit e tij, ranë dakord dhe ai solli në tavolinë kafenë dhe disa filxhanë çaji. Disa ishin të thjeshtë, ndërsa disa më të bukur.

Nxënësit zgjodhën tri filxhanët e mëdhenj dhe të bukur.

Mësuesi e vuri re këtë gjë dhe u tha: “Ju të tre, zgjodhët filxhanët më të bukur dhe më të shtrenjtë, duke i shpërfillur filxhanët e thjeshtë.

Është normale që të kërkoni më të mirën, për veten dhe problemet, a stresin, që ju mundojnë.

Por, duhet të kuptonit diçka.

Ju dëshironit kafenë, jo bukurinë e filxhanit dhe një filxhan i bukur, nuk ia shton shijen kafesë.

Ndërsa, juve ju tërhoqi bukuria e jashtme, në vend të përmbajtjes.

Jeta është si kafeja. Puna, paratë dhe pozita jonë në shoqëri, përfaqësohen nga filxhanët. Këto janë thjesht përbërës, tek të cilët, ne bazohemi për të jetuar jetën tonë.

Mirëpo, cilësia e filxhanit, nuk e ndryshon dhe as përcakton, cilësinë e jetës që ne jetojmë. Ndonjëherë, ne përqendrohemi kaq shumë te puna, paratë dhe pozita në shoqëri, sa harrojmë se çfarë ka më tepër rëndësi: Harrojmë esencën, kafenë.

Pra, harrojmë të jetojmë jetën.

Duhet të mos e harrojmë asnjëherë, se njerëzit e suksesshëm, jo gjithmonë janë të lumtur, por njerëzit e lumtur janë gjithmonë të suksesshëm”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit