MENU
klinika

Po tani ç’do ndodhë me karrierën e tyre?

Johnny Depp dhe Amber Heard, sërish në ‘gjyq’!

30.05.2022 - 09:15

Tashmë çështja Depp-Heard është në duart e jurisë! Mirëpo, karriera e dyshes do të përballet në një tjetër gjyq: pikërisht nga opinioni publik.

Por, duhet theksuar se mbështetja ndaj Johnny Depp në TikTok është më e madhe se ajo ndaj Amber Heard.

Një publicist që e njeh Depp nga afër, tha për CNN se: “Nuk isha i sigurt se çfarë të prisja përpara se ai të mbante qëndrimin e tij dhe besoj se kjo nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ndihmuar imazhin e tij publik”.

Ndërkohë, një tjetër publicist shtoi se karriera e të dyve ka shkuar keq: “Karriera e tyre eshtë shumë jofunksionale. Paraja është toksike dhe lakmia shkatërron. Askush nuk fiton këtu” .

Mirëpo, si do të jetë e ardhmja e tyre në filma? A do të jetë në rrezik?

Johnny Depp u hoq nga filmi i “Pirates of the Caribbean” pikërisht pas artikullit të shkruar nga Amber Heard.

Jerry Bruckheimer, prodhuesi i filmave “Pirates of the Caribbean”, tha për The Times se “e ardhmja nuk është vendosur ende”.

Sa i takon Amber Heard, imazhi i saj thuajse është ‘shkatërruar’. Madje, ajo ka shumë gjasa të largohet nga filmi i ardhshëm i “Aquaman”, që në fakt është xhiruar.