Edhe me Paulo Dybala në përbërje, që luajti ndeshjen e fundit me fanellën bardhezi, Juventus është mundur në Firenze nga Fiorentina 2-0. Një humbje që nuk djeg, pasi Juve e ka siguruar vendin e katërt. Ndërsa Lazio është ndalur 3-3 në shtëpi nga Verona.
Një gol i Duncan (45+1′) dhe një penallti e Gonzlaez (92′) kanë vendosur sfidën ne Firenze. Humbje edhe për Atalanta-n, që do ta mbyllë kampionatin jashtë zonës europiane. Bergamaskët janë mundur 1-0 në shtëpi nga Empoli. Protagonist Bajrami, i cili ka dhënë asistin për golin e Stulca në minutën e 79-të.
Barazim i çmendur në Olimpico. Miqtë, në fakt, kanë siguruar një avantazh të dyfishtë në pjesën e parë me Simeone-n (6′) dhe Lasagna (14′), por vendasit janë kundërpërgjigjur.
Cabral (16′) dhe Anderson (29′) kanë barazuar shifrat në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, bardhekaltrit kanë arritur të përmbysin gjithçka me Pedro-n (62′). Kur mendohej se skuadra e Sarri-t do të merrte tri pikët, miqtë kanë arritur të gjejnë golin e barazimit 3-3 me Hongla (76′) dhe të shmangin humbjen.