MENU
klinika

Serie A, Java 37

Juventus “lëshon”, Lazio rikuperon dy gola

16.05.2022 - 22:48

Juventus ka barazuar në javën e parafundit të Serie A. Torinezët nuk shkuan më shumë se  2-2 me Lazion, në një sfidë të fundit shtëpiake për Pauolo Dybalan dhe Georgio Chiellini.

Miqtë ishin ata që mbajtën më shumë topin në qarkullim, por vendasit u treguan më të saktë. Lazialët do e nisnin mirë takimin, me goditjen e Cataladit që për pak sa nuk gjen rrjetën.

Strakosha u mposht pas 10 minutash lojë. Një top mjaft i bukur i krosuar në zonë nga Morata, shfrytëzohet nga Vlahovic që nuk fal me kokë.

Në minutën e 36-të, Zonja e Vjetër do tregohej tejet e shpejtë në një aksion ku do kishte finalizim të suksesshëm. Alvaro Morata lëvizi mirë në zonë dhe me një të djathtë të fortë “tundi rrjetën”.

Sapo do fillonte fraksioni i dytë, Alex Sandro realizon në portën e gabuar, duke ngushtuar shifrat. Minutat e mbetura nuk do shërbenin për asgjë, sakaq barazimi do  vinte vetëm në shtesa me Milinkovic Savic. Juve është e katërta, ndërsa djemtë e Sarrit mbajnë vendin e pestë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi për finalen e 25 majit

Ultrasit e Romës: Tregoni respekt për Tiranën

Ndizet merkatoja për shqiptarin

Derbi milanez për mesfushorin e Kombëtares


Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon