MENU
klinika

Bilanci tragjik i të dielës

Katër aksidente përgjakin rrugët e vendit, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

15.05.2022 - 20:01

Një tjetër aksident i rëndë u shënuar mesditën e sotme, teksa një parakalim i gabuar në aksin Lezhë-Milot mund të kishte rezultuar fatal për një çift.

“Benzi” me të cilin udhëtonin në aksin rrugor Lezhë-Milot u përplas me bordurën e urës, ndërsa çifti mbeti i plagosur dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Lezhës.

Bilancit negativ i shtohet dhe aksidenti ku Artur Sinani mbeti i plagosur pasi kamioni që po drejtonte ka dalë nga rruga në aksin rrugor Droje – Fushë Krujë. 52-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Nga ana tjetër, rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman të Divjakës ku një mjet tip “Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar në spital. Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën shoferi, 31 vjeçari Dorian Dervishi banues në Remas, Divjakë.

Rasti më tragjik ishte ai ku mbeti i vdekur Pashk Deliaj, 40 vjeç , pasi motori me të cilin udhëtonte u përplas me shtyllën në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll. Deliaj ishte polic në burgun e Shënkollit, ndërsa shkak ishte pagjumësia pasi 40-vjeçari kishte qenë në varrimin e xhaxhait të tij.