MENU
klinika

Ronela Hajati reagon ndaj kritikave

“Këndoni ndonjë këngë tjetër apo vetëm timen keni qejf”

13.05.2022 - 11:03

Këngëtarja Ronela Hajati përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Sekret” por që për fat të keq nuk ia arriti dot që të kualifikohej për në finale.

Komente të shumtë ka marrë kënga e Ronelës, si pozitive ashtu dhe negative.

Mirëpo, një reagim ka ardhur ditën e sotme nga këngëtarja e cila shkruan: “Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision apo vetëm timen keni qejf? Sa të mirë që jeni. Në fakt mua më shumë më pëlqeu si u duka. Si shpirt! #shqipëriaderinëvdekje #askushnuktëdosashqipet”.

Në fakt, statusi i Ronelës duket edhe pak ironik kundrejt te gjithë atyre personave që e kritikuan për veshjen por edhe për peshën e saj.

Mirëpo, shumë kolegë të Ronelës e mbështetën këngëtaren por ka patur edhe nga ata personalitete të artit në Shqipëri që e kanë kritikuar atë për këngën, vokalin, veshjen por edhe koreografinë.

Performanca e Ronelës ka arritur të grumbullojë më shumë se 1.7 milionë klikime në kanalin e “Youtube” të “Eurovision”.

Ronela nuk harroi të publikonte edhe një video teksa ndodhej në një klub nate, ku të gjithë thërrisnin emrin e saj njëzëri.

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është 1 milion! Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! Ju DUA“-shkruan ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Plane televizive të tmerrshme”

Rozana Radi reagon pas performancës së Ronela Hajatit

Përse duhet të jemi të turpëruar?

Gazetari del në mbrojtje të Ronelës dhe Elsa Lilës