Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është pyetur nëse ka folur me Bashën për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Në një prononcim për mediat pas takimit me Ballën në kryesinë e Kuvendit, Alibeaj deklaroi se ai ka për detyrim që të përcjellë zërin e kolegëve deputetë të cilët kanë qenë ose jo dakord me draftin që ka propozuar ai për zgjedhjen e Presidentit.
Pyetje: Meqënëse sot shënohet 5 vjet marrëveshja Rama-Basha. Keni folur me zotin Basha se si të përballeni me Partinë Socialiste?
Alibeaj: Unë kam detyrimin të përcjellë zërin e kolegëve deputetë të cilët kanë qenë dhe janë dakord mbi atë dokument. Asgjë më shumë se atë.
Pyetje: Po ata që nuk janë dakord me atë dokument?
Alibeaj: Çdokush ka pasur mundësinë që të japë kontributin e vetë.