Ngjyra e kuqe e flokëve për momentin është në kulmin e “famës” dhe nuk i vëmë aspak faj! Ndonëse, vetëm një përqindje e vogël e njerëzve kanë flokë natyralë të kuq, të kuqërremtë – fatmirësisht, opsionet janë të shumta për të bërë gjithë ndryshimet që duam.
Megjithatë, para se të ndryshoni ngjyrën tuaj, dijeni se mbajtja e flokëve të kuq nuk është shaka.
“E kuqja është molekula më e madhe e ngjyrës, kështu që ka më shumë gjasa nga të gjitha ngjyrat të zbehet nga flokët tuaj më shpejt,” shpjegon stilistja e famshme e flokëve Sunnie Brook. Ajo sugjeron të bëni një rifreskim ngjyrash çdo katër deri në gjashtë javë për të luftuar zbehjen.
Më poshte, gjeni disa nga ngjyrat më të bukura të flokëve, kur bëhet fjalë për nuancat e të kuqes. Ne nuk vendosim dot, cila është e preferuar jote?
1. E kuqe e errët
2. Portokalli saphire
3. Ngjyrë bakri, e zbehtë
4. E kuqe e zjarrtë
5. E kuqe në kafe
6. “Sunrise Copper”
7. E kuqe “zanash”
8. Kombinimi: Flokë të zinj dhe të kuq
9. Fije të kuqe
10. Bakër-luleshtrydhe
Burimi: In Style